​Spanja ia kthen Egjiptit antikitete të vjedhura në vlerë 150 mijë euro
BKT
   Kuriozitete

​Spanja ia kthen Egjiptit antikitete të vjedhura në vlerë 150 mijë euro

Spanja u ka kthyer sot zyrtarëve egjiptianë 36 antikitete të vjedhura, me vlerë 150 mijë euro, përfshirë figura të perëndive dhe perëndeshave dhe kavanoza të vjetra për mbajtjen e mbetjeve njerëzore.

Zyrtarët thanë se artefaktet janë marrë ilegalisht nga vendet arkeologjike, raporton Reuters.

Thuhet se hajdutët i kanë kontrabanduar në Spanjë, ku policia i ka sekuestruar pas hetimit të vitit 2014.

Ambasadori egjiptian në Madrid Youssef Diaeldin Mekavi priti antikitetet në një ceremoni në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Madrid.

“Kthimi i këtyre 36 antikiteteve është një operacion i suksesshëm që zgjati me vite dhe u koordinua nga autoritetet egjiptiane dhe spanjolle”, tha ai.