11 gjyqtarë kosovarë u hetuan nga KGJK këtë vit, ndëshkimet ishin ‘të buta’
BKT
Kosovë

11 gjyqtarë kosovarë u hetuan nga KGJK këtë vit, ndëshkimet ishin ‘të buta’

Njëmbëdhjetë gjyqtarë në Gjykatat Themelore të Kosovës janë duke u hetuar për shkelje të Kodit të Etikës dhe Sjelljes profesionale. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ajshe Qorraj.

Qorraj ka treguar se në vitin 2020 një gjyqtar është pezulluar nga detyra për shkak të dyshimit se ka kryer vepër të rëndë penale, ndërkaq këtë vit disa gjyqtarë janë ndëshkuar me zvogëlim të pagës për periudha tre deri në gjashtë muaj.

“Në bazë të Ligjit Për Disiplinën e Gjyqtareve dhe Prokuroreve Nr.06/L-057, që kishte hyrë në fuqi më 11 janar të viti 2019, deri më tani janë parashtruar 11 kërkesa për inicim të procedurave disiplinore në Gjykatat Themelore të Kosovës”, ka thënë ajo. 

Qorraj ka thënë se nga totali i kërkesave për inicim të procedurave disiplinore që KGJK ka pranuar nga janë nga gjykatat e ndryshme në Kosovë.

Sipas janë inicuar procedura disiplinore janë një rast në Gjykatën Supreme, një rast në Gjykatën e Apelit, një Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Po ashtu Qorraj ka thënë se në Gjykatën Themelore të Pejës janë katër kërkesa për për inicim të procedurave disiplinore. Pas Pejës, tri raste janë edhe në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ndërkaq sipas Qorrajt në Gjykatën Themelore në Gjilan është vetëm një rast.

Qorraj ka bërë me dije se Gjykatat Themelore në Gjakovë, Ferizaj dhe Mitrovicë, nuk kanë asnjë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore. 

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjatë vitit 2020 në përputhje me nenin 12, paragrafi 9, të Ligjit Nr.06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, e ka pezulluar me vendim, një gjyqtarë nga detyra për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale. Në këtë drejtim, nga 18 panele hetimore të themeluara, KGjK ka pranuar 13 raporte mbi faktet dhe provat e mbledhura, ndërsa 5 panele tjera janë në fazën e hetimeve, ashtu siç parashihet me Ligj.”, është shprehur Qorraj për Demokracia.com.

Qorraj, ka bërë të ditur se KGjK, ka mbajtur 20 seanca dëgjimore dhe nga 13 raporte të cekura më lartë ka shqyrtuar gjithsej 11 raporte mbi faktet dhe provat e mbledhura, si dhe 9 raporte të pranuara në vitin 2020, nga panelet hetimore të themeluara në fund të vitit 2019.

Ajo ka thënë se 2 gjyqtarëve u janë dhënë vërejtje jo publike me shkrim, një tjetri i është dhënë vërejtje publike me shkrim, ndërkohë për 13 raste të tjera ka dalë se nuk janë përgjegjës për veprat që janë hetuar. Po ashtu Qorraj ka thënë se një gjyqtari i është zvogëluar paga për 10% për periudhën kohore prej katër muaj, një gjyqtari tjetër i është zvogëluar paga për 30 për qind për në periudhë katër mujore. Gjithashtu Qorraj ka thënë se një gjyqtari i është zvogëluar paga prej 30% për gjashtë muaj.


MË SHUME NGA Kosovë