Kamioni humb kontrollin dhe merr përpara 17 makina në Angli
BKT
   Kuriozitete

Kamioni humb kontrollin dhe merr përpara 17 makina në Angli

Të paktën 17 automjete janë shkatërruar nga një kamion që humbi kontrollin jashtë një hoteli në Doncaster të Anglisë, mëngjesin e së mërkurës.

Sipas Daily Mail, shoferi humbi kontrollin e kamionit në një rrethrrotullim, ndërsa më pas mori përpara 17 makina në një parkim. Pas aksidentit, shoferi i kamionit u dërgua me urgjencë në spital.

Policia, më anë të një deklarate, bëri të ditur se për fat të mirë asnjë person tjetër, përveç shoferit të kamionit, nuk u lëndua në këtë aksident.