SHBA, policia vret tigrin i cili sulmoi një person në kopshtin zoologjik
BKT
   Kuriozitete

SHBA, policia vret tigrin i cili sulmoi një person në kopshtin zoologjik

Policia u përpoq të frenonte tigrin që sulmoi personin dhe e kafshoi në krahun e tij, por ata nuk ia dolën, kështu që iu desh ta vrisnin.

Policia amerikane është detyruar të vrasë një tigër i cili në një kopsht zoologjik në shtetin e Floridës sulmoi një person që punonte në mirëmbajtjen e pastërtisë.

Policia u përpoq të frenonte tigrin që sulmoi personin dhe e kafshoi në krahun e tij, por ata nuk ia dolën, kështu që iu desh ta vrisnin, raportoi BBC.

Tigri i ka shkaktuar plagë të rënda 20-vjeçarit, i cili është transportuar në spital.

Policia ndau informacionin se ngjarja ndodhi pasi personi hyri në një zonë të paautorizuar dhe se ai nuk ishte përgjegjës për pastrimin e kafazit dhe habitatit por të tualetit.