Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për pranimin e 42 mjekëve
BKT
Kosovë

Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për pranimin e 42 mjekëve

Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për pranimin e 42 mjekëve të përgjithshëm në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në disa komuna.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se paga mujore do të jetë 610 euro dhe se nuk do të ketë shtesa tjera.

Sipas MSH-së, të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 11 janar.


MË SHUME NGA Kosovë