IKShPK paralajmëron përkeqësim të gjendjes me COVID-19 në Kosovë
BKT
Kosovë

IKShPK paralajmëron përkeqësim të gjendjes me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID dhe të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.

Nga IKShPK thonë se me shfaqjen e variantit Omicron në vend, është duke u rritur numri i rasteve të reja me COVID-19.

Gjithashtu, kanë thënë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë në ditët në vijim.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, është thënë në një postim në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë