Çmimi i parë miliona dollarë, brenda konkursit të devesë më të bukur
   Kuriozitete

Çmimi i parë miliona dollarë, brenda konkursit të devesë më të bukur

Daily Mail i ka kushtuar një artikull konkursit të devesë më të bukur që pritet të mbahet në ditët në vijim në Arabinë Saudite.

Përgatitjet për këtë konkurs janë në nivele tepër të larta dhe deveve iu janë krijuar kushte mjaft të mira në stalla, ku qëndrimi për një natë arrin në 78 paund.

Në këtë vend, devetë marrin të gjitha “trajtimet e bukurisë”, madje kontrollohen dhe për botoks, një hile që pronarët kanë mësuar në mënyrë që kafshët e tyre të duken më të bukura për çmimin e parë që shkon deri miliona dollarë.