Çifti 102 dhe 100 vjeç festojnë 81-vjetorin e martesës
   Kuriozitete

Çifti 102 dhe 100 vjeç festojnë 81-vjetorin e martesës

Çifti me më së shumti vite martesë në Britani ka festuar 81-vjetorin e martesës.

Ron dhe Joyce Bond, të moshës 102 dhe 100 vjeç, thanë se kompromisi ishte sekreti i kësaj martese afatgjate.

Dyshja kanë parë 15 kryeministra të ndryshëm të marrin pushtetin që kur u martuan në vitin 1941, pas një takimi si dashuri në shikim të parë.

Ron dhe Joyce kanë marrë titullin e çiftit më të gjatë të martuar në Britani, pasi festuan përvjetorin e tyre më 4 janar, shkruan The Mirror, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kurrë nuk prisnim të arrinim 81 vjet martesë, ne e dimë se jemi shumë me fat që kemi arritur këtë gjë”, u shprehën ata.

Ata kanë dy fëmijë, të quajtur Eileen dhe Bill.

 

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa