Dhjetë metra i gjatë dhe me kafkë një ton
Sharr Travel

Dhjetë metra i gjatë dhe me kafkë një ton

Në Britaninë e Madhe zbulohet fosili gjigant i një ihtiozauri.

Dhjetë metra i gjatë, me kafkën që peshon një ton, këto janë përmasat e fosilit të një zvarraniku detar, ihtiozauri, që gjetën së fundi studiuesit britanikë në një rezervuar në East Midlands.

Ky është fosili më i madh dhe më i plotë i këtij lloji që është zbuluar ndonjëherë në Britaninë e Madhe, njoftuan mediat britanike.

Großbritannien Rutland Nature Reserve | Ichthyosaurier-Fossil

Ai u zbulua gjatë zbrazjes rutinë të një pjese të rezervuarit të Rutlandit dhe është rreth 180 milionë vjet i vjetër. "Është një zbulim shumë domethënës, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, por gjithashtu edhe me rëndësi të madhe për banorët e Rutlandit dhe zonës përreth," tha Dr. Mark Evans, studiues pranë British Antarctic Survey.

Großbritannien Rutland Nature Reserve | Ichthyosaurier-Fossil

Fosile ihtiozaurësh janë zbuluar në Angli që në fillim të shekullit të 19-të në bregun e Dorset në Kanalin e la Manshit./DW


MË SHUME NGA Kuriozitete