20:06 / 16.01.2022
Tre të lënduar në aksidentin rrugor në Lluzhan
Tre persona kanë marrë lëndime fizike si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në Lluzhan të Podujevës.
Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur për KosovaPress, se aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 18:00.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.