Për të katërtën herë fiton në lotari, kësaj radhe një milion dollarë
BKT
   Kuriozitete

Për të katërtën herë fiton në lotari, kësaj radhe një milion dollarë

Amerikani Mike Luciano nga Altoona, fitoi 1 milion dollarë me një tiketë 20 dollarëshe të enjten e kaluar.

Për Lucianon, kjo është hera e katërt që ai fiton një shumë të madhe parash në lotari, dhe e treta në gjashtë vjetet e fundit.

Historia fituese e 55-vjeçarit nisi në vitin 1999 kur ai fitoi 100 mijë dollarë, ku deri në vitin 2016 shifrat e mëdha atë e lanë ndërsa pikërisht në këtë vit (2016), ai fitoi plot 3 milionë dollarë, ndërsa pas shumës 3 milionëshe, Luciano fitoi 500 mijë dollarë të tjera në vitin 2021.

Për të gjitha këto tiketa fituese, Luciano thotë se nuk mund t’i fitojë dikush që nuk luan shumë.

“Jam i bindur se askush nuk e fiton këtë shumë herë pa luajtur më shumë sesa që duhet”, është shprehur Luciano, transmeton Klanosova.tv.

Më tej, ai thotë se ndjehet falënderues, por nuk mendon se e njëjta gjë do të ndodhë edhe tek të tjerët.

“Është e pabesueshme dhe jam shumë falënderues që po më ndodhë mua, por nuk dua që njerëzit të mendojnë se e njëjta do t’u ndodhë atyre”, shtoi ai.

Luciano ka treguar historitë e blerjes së tiketave fituese, ku në vitin 2016, ai tha se ishte “Dita e Falënderimeve”, teksa u ndal në një dyqan për të luajtur.

Ai tha se kur u ndal tek dyqani “Nic’s Grab ‘n Go”, luajti 30 dollarë për çmimin e madh prej 3 milionë dollarë.

“E gërvishta të gjithë biletën shumë shpejt dhe nuk vura re menjëherë se kisha një përshtatje të numrave,” u tha Luciano zyrtarëve të lotarisë.

“Kështu që thjesht e çova biletën drejt e në skaner, mbeta i shtangur kur skaneri lexoi “urime, fitues i 3 milionë dollarëve”, është shprehur Luciano, transmeton Klankosova.tv.

Në fund, ai tregoi se me fitimet e tij, pagoi faturat, ndihmoi prindërit dhe fëmijët e tij në shkollë.