15:12 / 20.01.2022
Grupmosha më e prekur 10 deri në 19 vjeç me Covid19
2.708 raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar gjatë ditës së sotme.
Sipas të dhënave, grupmosha më e prekur është 10 deri n 19 vjeç. Për 24 orë janë shënuar 899 raste të reja për këtë grup moshë.
Kurse, 406 persona që i takonin moshës 30-39 vjeçare.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme si pasojë e Covid19 një person i kësaj moshe ndërroi jetë nga komuna e Gjakovës.
Kujtojmë se IKSHPK ka bërë të ditur se 95 % e rasteve janë të infektuar me variantin Omicron.























