Gjeneral Cikaqi priti në takim lamtumirës këshilltarin kroat
BKT
Kosovë

Gjeneral Cikaqi priti në takim lamtumirës këshilltarin kroat

Zv.Komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, priti sot në takim lamtumirës, këshilltarin ushtarak kroat të NALT-it, kolonel Rajko Peric.

Për mbështetje vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme gjatë shërbimit si Këshilltar i NALT-it për Zhvillimin e Doktrinës së FSK-së, përgjatë shërbimit njëvjeçar, në emër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me këtë rast, Gjeneral Cikaqi i ndau medaljen për “Shërbim vetëmohues”

Kjo medalje iu nda edhe me motivacionin për vizion strategjik të udhëheqjes dhe përkushtimit të tij në mbështetje të zhvillimit të FSK-së.

Gjithashtu Gjeneral Cikaqi, theksoi se kontributi, ekspertiza dhe mbështetja e Kolonel Peric janë vlerësuar shumë në të gjitha arritjet e FSK-së, respektivisht si rezultat i punës dhe përpjekjeve të tij me përkushtim të lartë.


MË SHUME NGA Kosovë