21:34 / 26.01.2022
Mbi 25 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 4.397 raste me Covid-19.
Kështu numri total i rasteve aktive ka shkuar në 25.458, thuhet në raportin e përditshëm të MSH-së.
Në anën tjetër, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është mjaft i madh, ku për pasojë po shkaktohet tollovi nëpër qendrat e vaksinimit.
Ndërkohë, sot ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka paralajmëruar mbylljen e shkollave nëse përkeqësohet edhe më shumë gjendja me pandeminë.
Latifi gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ka thënë se numri i rasteve me Covid-19 mund të rritet edhe më shumë.
























