Qytetarët e Shqipërisë po kthehen në kufi, MSH: Kosova me masa të buta
BKT
Kosovë

Qytetarët e Shqipërisë po kthehen në kufi, MSH: Kosova me masa të buta

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka thënë se masat kundër virusit janë të domosdoshme për shkak të rritjes së infektimeve, por këto nuk e ndalojnë qarkullimin e njerëzve edhe pse Kosova është ndoshta shteti i vetëm në Europë që kërkon tri doza të vaksinës, ose dy doza dhe një test PCR

Ashpërsimi i masave për koronavirusin në Kosovë ka bllokuar qarkullimin e qytetarëve të Shqipërisë, drejt saj, pasi për të udhëtuar duhet të kesh kryer 3 doza të vaksinës ose dy doza, plus testin PCR.

Në ‘A2 News’ zv.ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha se këto masa janë të domosdoshme për shkak të rritjes së infektimeve, por këto nuk e ndalojnë qarkullimin e njerëzve. 

“Vendosja e masave bëhet në konsultim me ekspertizën vendore e ndërkombëtare në bazë të rekomandimeve ndërkombëtare dhe përvojës së shteteve të tjera që janë ballafaquar me Omicron. Kosova ka aplikuar masa më të buta deri më tani krahasuar me Europën. Indeksi i ashpërsisë gjatë muajit janar 42.6 %. Rritja e rasteve filloi janar. Këto janë masa emergjente dyjavore, ne bëjmë monitorimin në bazë ditore përmes raporteve dhe takimeve me ekspertët vendorë. Këto masa për sheshim të lakores epidemiologjike, por këto masa nuk e ndalojnë qarkullimin mes dy vendeve tona”, tha Gexha-Bunjaku.

Ajo theksoi gjithashtu se ka disa kategori përjashtuese nga ky vendim, teksa shtoi që në Kosovë testi PCR falas në qendrat shëndetësore publike.

“Secili shtet është i pavarur në përcaktimin e masave për të hyrë. Masat për ata që e kanë dozën përforcuese nuk kanë nevojë për PCR, ata që nuk e kanë po por vendimi ka përjashtime. Kategoritë e përjashtuara janë ata me kundër indikacione për marrjen e vaksinës, qoftë periudha kohore, apo indikacione të tjera shëndetësore. Ne jemi koshientë që qytetarët e Shqipërisë për arsye pune e shkollimi udhëtojnë në bazë ditore ose javore në Kosovë. Në rast se nuk e kanë dozën përforcuese ata testin mund ta bëjnë në qendrat e shëndetit publik falas. Në Kosovë ofrohet falas. Kjo është mundësi që qytetarët e këtyre zonave mund ta bëjnë testin falas”, u shpreh Gexha-Bunjaku.

Sipas zv.ministres testi PCR nuk mund të ofrohet falas në pikat kufitare për shkak të periudhës kohore që duhet për rezultatin e tij. Kjo masë përsëriti ajo është për shkak të rritjes së madhe të infektimeve.

“Testi PCR nuk ofrohet në pika kufitare se kërkon një periudhë kohore, duhen 4 orë. Por nëse e ka njëherë do ta ketë mundësinë. Këto masa janë në fuqi deri në 4 shkurt. Në Kosovë ka dyfishim të të infektuarve të rinj. Do të kemi rritje eksponenciale 61% më shumë raste se dje të infektuar me Covid. Deri tani kapacitete janë në bazën minimale të shfrytëzimit. Indikatori i shtrimeve dhe vdekjet shfaqen më vonë”, tha në fund ajo, përcjell Gazeta Metro. 

Ndërkaq në 24 orët e fundit nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar raste të vdekjes.


MË SHUME NGA Kosovë