Shkencëtarët hasin në një objekt të panjohur në Rrugën e Qumështit
Shkencëtarët australianë thonë se kanë zbuluar një objekt të panjohur rrotullues në Rrugën e Qumështit, për të cilin pretendojnë se është diçka që nuk kanë hasur më parë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, objekti – i zbuluar për herë të parë nga një student universiteti – është vërejtur të lëshojë një shpërthim të madh energjie radioje për një minutë të plotë çdo 18 minuta.
Objektet që lirojnë energji në univers dokumentohen shpesh. Por studiuesit thonë se diçka që ndizet për një minutë është shumë e pazakontë.
Ekipi po punon për të kuptuar më shumë.
Objekti u zbulua për herë të parë nga studenti Tyrone O’Doherty, në Curtin University Honours, në një rajon të periferisë së Australisë Perëndimore të njohur si Murchison Widefield Array, duke përdorur një teleskop dhe një teknikë të re që ai kishte zhvilluar.
O’Doherty ishte pjesë e një ekipi të udhëhequr nga astrofizikanja Natasha Hurley-Walker, nga nyja e Universitetit Curtin të Qendrës Ndërkombëtare për Kërkimin e Radio Astronomisë (ICRAR).
“Objekti po shfaqej dhe po zhdukej gjatë disa orëve gjatë vëzhgimeve tona”, tha ajo.
“Ishte krejtësisht e papritur. Ishte paksa drithëruese për një astronom sepse nuk njohim diçka në qiell që e bënë këtë”, shton ajo.
Objektet që ndizen dhe shuhen në Univers nuk janë të reja për astronomët – derisa njihen si “kalimtare”.
Por një objekt që u ndez për një minutë të plotë ishte “me të vërtetë i çuditshëm”, u citua të thoshte në astrofizikanja e ICRAR-Curtin, Gemma Anderson.























