​30 ditë paraburgim për dy të mitura në Prizren
Kosovë

​30 ditë paraburgim për dy të mitura në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të miturave E.J. dhe L.C. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kanosja dhe posedim të paautorizuar të armëve.

E.J. dhe L.C. në javën e dytë të janarit 2022, në ambientet e një shkolle të mesme në Prizren, pas një mosmarrëveshjeje kanë kanosur me thikë një person tjetër.

Ndërsa më datë 25 janar, në orët e mesditës, në ambientet e shkollës e mitura E.J., mban në posedim të paautorizuar armë, ashtu që me ta arritur policia në lokacionin në fjalë, të njëjtës në çantën e saj ia gjejnë një brisk, me teh prej 7 centimetra e cila është sekuestruar nga ana e policisë.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjyqtarja ka marrë parasysh edhe peshën e veprës penale, duke poshtëruar dhe përulur të dëmtuarën me detyrim nën kërcënimin e thikës, ndikimin negativ në opinion të këtij rasti pasi që video- incizimet janë bërë publike dhe ka krijuar ndenjen e frikës dhe pasigurisë ndaj këtyre dukurive që ndodhin në institucionet arsimore, tregojnë rrezikun se në këto rrethana nëse i të miturat lihen në liri, mund të përsërisin edhe ndonjë vepër tjetër penale kundër të dëmtuarës me pasoja më të rënda.

Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, por ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.