Gorilla më i vjetër në botë ndërron jetë pak ditë pas vdekjes së shoqes
   Kuriozitete

Gorilla më i vjetër në botë ndërron jetë pak ditë pas vdekjes së shoqes

Gorilla më i vjetër në botë ka ndërruar jetë. Kopshti zoologjik ku ndodhej kafsha 61-vjeçare sqaron se nuk dihet ende shkaku i vdekjes së gorillës.

Ozzy, i cili peshonte rreth 160 kilogramë ishte një legjendë e vërtetë e kopshtit zoologjik dhe i mbijetuari  i fundit i brezit origjinal të gorillave që u transportuan në kopshtin zoologjik të Atalantës në vitin 1988.

Mësohet që prej një jave gorilla nuk kishte oreks për të ngrënë.

Vdekja e tij vjen pak ditë pasi kopshti zoologjik eutanazoi shoqen e tij, Jumba, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të saj.

Jo ishte 59 vjeç. Të dy kanë jetuar së bashku për më shumë se 15 vjet.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa