Vdes një 55-vjeçar nga Drenasi, policia jep informacione
Kosovë

Vdes një 55-vjeçar nga Drenasi, policia jep informacione

Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 55 vjeç”, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Mbështetur në të dhënat fillestare, policia thotë se dyshohet se viktima ka humbur jetën si rezultat i thithjes së tymit të shkaktuar nga një nxemëse elektrike.

“Megjithë dyshimet e ngritura, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, ka thënë Borovci.