10:14 / 31.01.2022
Mbi 550 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-Covid
Në 24orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 550 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.
Në kuadër të këtyre masave është kufizuar lëvizja e lirë e qytetarëve prej orës 22:00 deri në orën 5:00, ndërkohë që gastronomia lejohet të punojë deri në orën 21:00.
Sipas këtyre masave, personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë tri dozat e vaksinës anti-COVID ose dy doza dhe PCR negativ brenda 48 orësh.























