Latifi diskuton me profesor Nezirin planet e transformimit të shëndetësisë
BKT
Kosovë

Latifi diskuton me profesor Nezirin planet e transformimit të shëndetësisë

Ministrii Shëndetësisë, Rifat Latifi priti sot në takim profesorin dhe gjinekologun Alban Y. Neziri, i cili ushtron veprimtarinë e tij profesionale në Zvicër.

Në këtë takim, është biseduar për bashkëpunimin midis profesionistëve shëndetësor të Kosovës brenda dhe atyre që punojnë jashtë vendit.

Ministri Latifi u shpreh edhe njëherë falënderues për ndihmën që profesionistët që punojnë jashtë Kosovës e kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin shëndetësisë dhe vendit të tyre.

Në takim u diskutuan edhe planet e transformimit të shëndetësisë kosovare dhe mundësitë që profesionistët me veprimtari si individuale ashtu edhe institucionale jashtë vendit, të kenë mundësi angazhimi dhe ndihme sa më të madhe për shëndetësinë e Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë