Skulptura e ariut prej dëbore tërheq vëmendjen pranë autostradës së Ontario
BKT
   Kuriozitete

Skulptura e ariut prej dëbore tërheq vëmendjen pranë autostradës së Ontario

Udhëtarët përgjatë një autostrade në Ontario hasën me një pamje të pazakontë këtë javë, pasi një banor ndërtoi nga bora një skulpturë ariu polar 3 metra.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Tina Lanteigne nga Kingston tha në një postim në Facebook se burri i saj, Rob, i shpenzoi tre ditë duke ndërtuar “ariun e dashurisë”, në oborrin e tyre.

Ajo tha se ariu ishte një “befasi e hershme për Shën Valentin”.

Lanteigne tha se Rob e ndërtoi skulpturën – një ari polar me një zemër në gjoks – përballë autostradës 38 në mënyrë që të mund të shijohej nga komuniteti. Rob instaloi drita që ariu të mund të shihej edhe natën.