75 vjeçari me kancer martohet me ish-gruan në spital, vdes dy ditë më pas
BKT
   Kuriozitete

75 vjeçari me kancer martohet me ish-gruan në spital, vdes dy ditë më pas

Një 75 vjeçar i sëmurë nga kanceri, i cili kishte edhe pneumoni pasi u infektua me COVID-19, u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, në një dhomë spitali, vetëm dy ditë para se ai të vdiste.

Tingujt normalë monotonë të një spitali u zëvendësuan së fundmi me këmbanat e dasmës për çiftin e moshuar Eddie dhe Patty, nga Las Vegas, Nevada.

Eddie dhe Patty u martuan për herë të parë në vitin 1970 kur ishin ‘të rinj’. Mirëpo, pas vetëm një viti së bashku, ata u ndanë.

Megjithatë, ata u rikthyen te njëri-tjetri në ditëlindjen e Eddie pesë vjet më parë, kur Patty vendosi t’i dërgonte atij një mesazh të papritur dhe kjo rindezi romancën e tyre.

“Gëzuar ditëlindjen ish-burrit tim të preferuar”, ka shkruar ajo.

Ish-bashkëshorti dhe gruaja vendosën të darkonin së bashku dhe shumë shpejt u dashuruan sërish. Fatkeqësisht, Eddie – i cili më parë kaloi 33 vjet në ushtri, u diagnostikua me kancer në tetor të vitit 2021. Më pas ai ishte me pneumoni bakteriale dhe u infektua me COVID-19.

Më 24 janar, Eddie i dërgoi mesazh gruas së tij dhe i kërkoi të martohej me të – dhe ajo tha po.

Për fat të keq, për shkak të sëmundjeve të Eddie, ata nuk u lejuan të takoheshin personalisht, kështu që ata kërkuan mënyra se si mund të bënin një dasmë ‘në distanca të gjata’.

Megjithatë, pasi Spitali MountainView ku po qëndronte Eddie, mësoi planet e tyre, ata vendosën të bëjnë një përjashtim për ceremoninë speciale dhe të dy zyrtarisht u martuan në dhomën e spitalit të Eddie. Ata e dekoruan dhomën me lule artificiale dhe në mur shkruan “Just Married”.

Muzika e dasmës luhej në sfond nga telefoni i dikujt, ndërsa shefja e mjekësisë e spitalit, Dr.Jacqueline King, veproi si dëshmitare e çiftit.

Ata u shapllën burrë e grua nga pas një dere xhami, e cila mbahej pak e hapur që ata të mund të dëgjonin.

Fatkeqësisht, Eddie ndërroi jetë dy ditë pas ceremonisë, më 28 janar, me familjen pranë, transmeton Klankosova.tv.