Dogana konfiskon 70,000 euro mallra dhe arrestohen tre të dyshuar
Dogana e Kosoves me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren ka zhvilluar një aksion ku edhe ka konfiskuar telefona celular dhe pajisje përcjellëse.
Pas hetimit disa mujor, njësitë e doganës së Kosovës kanë bastisur 7 lokacione të ndryshme ne Prizren ku është dyshuar se mbahen mallrat të kontrabanduara.
Me kete rast është gjetur mall i ndryshëm (Telefona celular, pjesë rezervë për telefona dhe
aksesore) pa origjinë / dokumentacion përcjelles, pra është kontrabanduar.
Pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganor jane 21,509.41 Euro.
Me këte rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë ndaluar për 48 orë tre të
dyshuar.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe me qytetarët, do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllim të parandalimit të veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

























