14:15 / 03.02.2022
Nëntogerja e FSK-së diplomon në ShBA si studente e dalluar ndërkombëtare
Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka thënë se ushtarakët e Kosovës kanë shënuar edhe një sukses tjetër.
Mehaj me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se oficerja dhe nëntogere Arbenita Haxholli-Grezda, ka diplomuar dje në US Army Logistic University në Fort Lee në Virginia, të ShBA-ve, si studente e dalluar ndërkombëtare.
“Shumë urime nëntogere Haxholli-Grezda dhe mirënjohje e lartë për krenarinë dhe nderimin e kombit dhe atdheut”, ka shkruar Mehaj























