Qeveria premton subvencionimin e energjisë prej 90 milionë euro
BKT
Kosovë

Qeveria premton subvencionimin e energjisë prej 90 milionë euro

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë.

Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët.

Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej milionë euro.

Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët.

Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend. 

​ 


MË SHUME NGA Kosovë