Mali Everest humb akullnajat mijëravjeçare
   Kuriozitete

Mali Everest humb akullnajat mijëravjeçare

Akullnajat e malit më të lartë në botë po shkrijnë për shkak të ndikimit të njeriut në klimë. Një kërkim i ri tregon se “çatia e Tokës”, mali Everest po humbet akullnajat e tij në një ritëm 80% më të shpejtë se sa u desh të formoheshin.

Dekada të tëra grumbullimi në blloqe të ngrira po treten duke ekspozuar akullin e mbuluar nga dëbora. Kjo rrit rrezikun e orteqeve, që rrezikon jetët e 800 alpinistëve që përpiqen të ngjisin majën e botës çdo vit.

Të paktën një miliardë njerëz në Azi varen prej lumenjve që ushqehen nga akullnajat për të siguruar ujin e pijshëm, ushqimin dhe jetesën. Vetëm në një çerek shekulli, kanë shkrirë 55 metra shtresa dëbore, ndërsa janë dashur më shumë se 2000 vjet për të formuar akullin në sipërfaqe.


APR
Romay Lift