“Burri më i vjetër në botë” feston 121 vjetorin e lindjes në Brazil
   Kuriozitete

“Burri më i vjetër në botë” feston 121 vjetorin e lindjes në Brazil

Një burrë brazilian pretendon se festoi ditëlindjen e tij të 121-të pasi u shëra nga COVID-19 me familjen e tij.

Andrelino Vieira da Silva, i cili jeton në qytetin e Aparecida de Goiania në shtetin brazilian të Goias, festoi ditëlindjen më 3 shkurt.

Babai i shtatë fëmijëve e shënoi rastin gjatë një mbledhjeje intime me familjen, e cila jeton në të njëjtën parcelë toke me të, teksa të gjithë u shëruan nga COVID-19.

Burri,i cili ka 13 nipër e mbesa, 16 stërnipër dhe një stërnipër, ka lindur më 3 shkurt 1901, sipas kartës së tij të identitetit.

Ai do të ishte personi më i vjetër i gjallë në botë nëse verifikohet mosha e tij, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

Mr da Silva, who has 16 great grandchildren, was born on February 3, 1901, according to his ID card (pictured)

 


APR
Romay Lift