12:34 / 11.02.2022
Njihej si “krokodili me varëse”,banorët i heqin gomën nga qafa pas 6 vitesh
Një krokodili në Indonezi i është hequr goma që i kishte ngecur në qafë prej 6 vitesh.
Grabitqari 4 metër i gjatë njihej nga banorët e zonës si “krokodili me varëse gome”.
Më në fund, një nga banorët e zonës arriti që ta kapte vetë krokodilin dhe t’ia hiqte gomën nga qafa.
“E kapa vetë. I kërkova ndihmë të tjerëve, por kishin frikë. I ngrita një kurth dhe e kapa. Kjo ishte hera e tretë që i ngrija kurthe”, tha banori për “Reuters”.
Pasi ia sharruan gomën, banorët e lanë sërish të lirë krokodilin.