15:09 / 11.02.2022
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.319 doza të vaksinës kundër COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.798.980 doza të vaksinës.
Deri më sot 809.982 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
92.117 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19 janë dhënë deri më tani.























