22:18 / 12.02.2022
Plagoset një person në Prishtinë
Një person është plagosur nga arma e zjarrit sonte në kryeqytet. Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti rreth orës 21: 00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush” në Prishtinë.
“Pas marrjes së informatave në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore të cilat menjëherë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, I.I 33-vjeçar, te i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri”, tha Ahmeti.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.























