I plagosuri në Prishtinë në gjendje të rëndë
BKT
Kosovë

I plagosuri në Prishtinë në gjendje të rëndë

Personi që u plagos sonte në Prishtinë është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do t`i nënshtrohet operimit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën e Emergjencës në QKUK.

“I plagosuri shtë në gjendje të rëndë. Ka lëndime në pjesën abdominale dhe në këmbë. Pritet që të futet në sallën e operimit”, tha mjeku kujdestar.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka njoftuar se e ka arrestuar të dyshuarin, I.I. mashkull 33 vjeç.


MË SHUME NGA Kosovë