Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios
BKT
Kosovë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios

UNESCO e ka shpallur këtë ditë për të promovuar radion si medium dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.

13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon kishte thënë se radioja argëton, edukon, informon, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në të gjithë globin.


MË SHUME NGA Kosovë