13:20 / 14.02.2022
Dhurata e ditëlindjes i del lotari 180 mijë dollarëshe
Një burrë australian kishte arsye shtesë për të festuar në ditëlindjen e tij, kur një biletë lotarie me gërvishtje që mori si dhuratë, i ofroi atij çmimin e parë prej më shumë se 185 mijë dollarësh.
Burri nga Queensland u tha zyrtarëve të lotarisë se biletën gërvishtëse e mori si dhuratë për ditëlindje nga familja e tij.
“Biletën e kam marrë si dhuratë dhe e gërvishta menjëherë në mëngjes. Nuk u besova syve deri në momentin kur biletën e çova në një zyrë lotarie dhe çmimi u konfirmua”, tha ai.























