Zbulohen 14 mumje në Peru
   Kuriozitete

Zbulohen 14 mumje në Peru

Arkeologët: 6 mumje janë fëmijë, pjesa tjetër janë të rritur.

Arkeologët peruanë kanë zbuluar 14 mumje  që besohet të jenë midis 800 dhe 1000 vjet të vjetra në kompleksin arkeologjik në lindje të Lima.

Arkeologia e Universitetit Kombëtar të San Marcos, Yomira Huaman, tha se ekipi i saj ka bërë me dije se 6 nga këto ishin fëmijë. Pjesa tjetër janë të rritur, prej të cilëve dy janë konfirmuar të seksit femër.

Arkeologët besojnë se fëmijët dhe të rriturit u sakrifikuan për nder të një figure të shquar brenda elitës lokale, mumja e së cilës u gjet në fund të vitit 2021, në mënyrë që ata të mund të shërbenin si shoqërues në jetën e përtejme.

Një pjesë e komunitetit peruan besonin se pas vdekjes, njerëzit nuk zhdukeshin. Vdekja nuk ishte një fund, por një fillim, një tranzicion në një botë paralele", bëri me dije për “Reuters”  arkeologu dhe profesori Pieter Van Dalen Luna. 

Mumiet u gjetën të shoqëruara me objekte të tjera si enë qeramike, pajisje thurjeje dhe mbetje botanike.


APR
Romay Lift