15:57 / 16.02.2022
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.804.256 doza të vaksinës.
Deri më sot 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më tani janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.























