Bajrami: Më 17 shkurt u arrit ajo që shumë breza luftuan për Kosovë
BKT
Kosovë

Bajrami: Më 17 shkurt u arrit ajo që shumë breza luftuan për Kosovë

Kosova shënon sot 14-vjetorin e shtetësisë së saj.

Arsim Bajrami, Profesor i i të Drejtës Kushtetuese, njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, ish deputet dhe ish ministër, tha se 17 shkurti  i vitit 2008 është arritje shumë e madhe për Kosovën.

"Më 17 shkurt u arrit ajo që shumë breza punuan dhe luftuan për Kosovë, pa luftën e UÇK-së, dhe politikën e Rugovës nuk do të mund të arrinim deri tek pavarësia" tha ai për RTK.

Ai bëri me dije se ka pasur shumë sfida në procesin e përgaditjes së Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

"Ka pasur disa arsyeje se pse është zgjedhur dita e dielë, ditë e shpalljes së Pavarësisë është ditur dy javë para 17 shkurtit se kur do të shpallet Pavarësia e Kosovës", tha ai.

Bajrami tha se Kosovën duhet ta ruajmë.


MË SHUME NGA Kosovë