Komandanti i kampit BondSteel viziton një xhami në Prishtinë
BKT
Kosovë

Komandanti i kampit BondSteel viziton një xhami në Prishtinë

Është hera e parë që koloneli amerikan, Mathew Di Nenna vizitoi xhaminë "Bedri A. Kamberi" në Prishtinë, ku imam është Labinot Maliqi.

Di Nena foli për marrëdhëniet SHBA-Kosovë, për të cilat theksoi se janë të forcuara.

"Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie që është krijuar brenda një kohe, kur më falënderoni mua, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë, atëherë kjo tregon që është një marrëdhënie e mirë e përbashkët, njëri nuk mundet pa tjetrin", tha ai.

Imami Labinot Maliqi tha se SHBA-ja është aleati më i fuqishëm i Kosovës.

"Pa mbështetjen tuaj, nuk do ta kishim as pavarësinë, as lirinë ndoshta as mundësinë që ta përkujtojmë dhe kremtojmë 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, prandaj falënderoj Zotin shumë që iu ka dërguar", tha ai

Amerikanit iu dha mirënjohje, e besimtarët e mirëpritën vizitën e tij.

 


MË SHUME NGA Kosovë