Qeni ribashkohet me pronaren e tij pas 12 vjetësh
   Kuriozitete

Qeni ribashkohet me pronaren e tij pas 12 vjetësh

Një qen është ribashkuar me pronarja e tij në Kaliforni pas 12 vjetësh, pasi ishte raportuar i zhdukur.

Qeni i quajtur Zoey, ishte hedhur nga një automjet në një pronë rurale pranë Stockton dhe u gjet nga dikush që thirri policinë, duke thënë se ai dukej i vjetër dhe i sëmurë.

Një oficer i shërbimit të kafshëve skanoi mikroçipin e qenit dhe zbuloi se ai ishte zhdukur që nga viti 2010.

“Unë definitivisht nuk e prisja që kjo të ndodhte ndonjëherë, kështu që jam shumë e emocionuar”, tha pronarja e Zoey, Michelle, shkruan BBC.

Zoey ishte zhdukur për kaq shumë kohë që kompania e mikroçipëve e kishte listuar atë si të vdekur që nga viti 2015, tha Zyra e Sherifit të Qarkut San Joaquin.

Oficeri Brandon Levin, i cili skanoi Zoey, mori detajet e kontaktit të pronarit të saj nga firma e çipit dhe zbuloi se ajo kishte ende të njëjtin numër celular.

Qeni u gjet rreth 60 milje nga vendi ku ishte zhdukur në vitin 2010.


APR
Romay Lift