Vazhdon konkursi për policë të rinj
BKT
Kosovë

Vazhdon konkursi për policë të rinj

Në Akademinë e Policisë në Vushtrri shumë të rinj shprehën interesimin për t`u bërë policë. Konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj ka vazhduar. Pas testimit thanë se disa nga pyetjet kanë qenë logjike e disa matematikore.

Rrustem Haxhiu, njëri nga kandidatët, tha se testimi ka qenë i mirë.

 “Testimi ka qenë shumë i mirë, pyetjet kanë qenë logjike" tha ai për RTK-në.

Ndërsa, Hilmi Haxhi Fazliu, kandidat tjetër, theksoi se kishte pyetje të logjikshme dhe se tash i presin rezultatet.

“I presim rezultatet, kishte shumë pyetje të logjikshme u koncentrojshe në një pyetje, dilke pyetja çka është e kundërta”, deklaroi ai.

Edhe kandidati tjetër, Blendi Katana, e vleresoi po ashtu testimin si të mirë.

“Ishte test relativisht i mire, sidomos për neve të rinjëve që e kemi përfunduar shkollën e mesme edhe ata që kanë kryer fakultetin, nuk ishin pyetjet shumë të vështira, shpresoj që kemi me kalu”, theksoi ai.

 Për të ofruar siguri për qytetarët, janë motivet e të rinjve që konkurrojnë për policë. Arbenit Krasniqi, kandidat,  përmendi disa nga arsyet.

 “Ka shumë arsyej, pika e parë punë e mirë punë e shtetit, pika e dytë është mirë me qenë në shërbim të popullit se e kemi prioritet me i ndihmu qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Në mesin e 1500 personave të cilët vetëm sot i janë nënshtruar testimit me shkrim me dy orare, kishte edhe të nacionaliteti serb e që nuk deshën të prononcohen.

Varësisht prej nevojave të dikastereve brenda Policisë së Kosovës, do të pranohen edhe ata të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë që për këto vende pune kanë aplikuar mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës./RTK/

Për më shumë ndiqni kronikën më poshtë:

 


MË SHUME NGA Kosovë