Turqi, autobusi shndërrohet në bibliotekë të lëvizshme
   Kuriozitete

Turqi, autobusi shndërrohet në bibliotekë të lëvizshme

Një autobus në Turqi bashkon studentët jo vetëm për udhëtim, por edhe për të lexuar. Ky autobus iu dhurua qytetit Daday nga Bashkia Metropolitane e Izmirit dhe u shndërrua në një bibliotekë të lëvizshme.

Kryetari i Bashkisë së Daday, Hasan Fehmi Taş u tha gazetarëve se ai është gjithashtu mësues dhe për shkak se i do shumë studentët, kishte ndërtuar një bibliotekë të lëvizshme. Duke falënderuar Bashkinë Metropolitane të Izmirit, ai tha: “Ata kanë ndërtuar një bibliotekë të lëvizshme shumë të detajuar dhe vërtet të bukur. Biblioteka jonë do të vizitojë shkollat ​​në përputhje me dëshirat e administratorëve të shkollave tona. Nxënësit tanë do të përfitojnë nga biblioteka pa pagesë”.

Në këtë bibliotekë gjenden rreth 3 mijë libra.


APR
Romay Lift