17:27 / 23.02.2022
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se brenda 24 orëve janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës.
Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.























