Piktura e Trotsky del në ankand për 75 milionë Dollarë
Piktura madhështore e Francis Bacon që përshkruan pasojat e vrasjes së revolucionarit rus Leon Trotsky në vitin 1940 në Mexico City, pritet të arrijë deri në 75 milionë Dollarë kur të dalë në treg javën e ardhshme.
E përshkruar nga “Christie’s” si ndër pikturat e fundit madhështore të piktorit ikonoklasik me origjinë irlandeze, “Triptik 1986-7” paraqet presidentin e atëhershëm të SHBA Woodrow Wilson duke lënë takimin e Traktatit të Versajës pas Luftës së Parë Botërore në 1919 dhe mikun e Bacon John Edwards në dy kanavacet e tjera të tij.
Vlerësimi i çmimit të shtëpisë britanike të ankandeve për veprën, pjesë e një shitjeje më 1 Mars në Londër të kryeveprave të shekujve 20 dhe 21, është 35 deri në 55 milionë Paund.
Në të njëjtën mbrëmje do të shitet në ankand “Arti i Surrealit” një autoportret surrealist nga Pablo Picasso. Pjesa e vitit 1929, e quajtur “La fenêtre ouverte” dhe që përshkruan artistin spanjoll dhe muzën e tij Marie-Thérèse Walter, ka një vlerësim të çmimit prej 14 milionë deri në 24 milionë Paund.