Shkencëtarët zbulojnë stinën e zhdukjes së dinozaurëve
   Kuriozitete

Shkencëtarët zbulojnë stinën e zhdukjes së dinozaurëve

Asteroidi që vrau dinozaurët 66 milionë vite më parë e goditi planetin në stinën e pranverës. Në këtë përfundim kanë arritur kërkuesit e universitetit të Dakotës së Veriut në SHBA pas analizimit të fosileve të peshkut shpatë dhe bli.

Në momentin e rënies së asteroidit në Meksikë me një shpejtësi prej 43.452 km/h, dallgët gjigande bënë që sedimentet të groposnin peshqit dhe t’i ruanin në një gjendje thuajse të përsosur.

Duke përdorur rrezet X, ekipi mundi të studionte si po rritej skeleti i tyre dhe të përcaktonin stinën kur ngordhën. Analiza e izotopëve të karbonit treoi që peshku shpatë ushqehej me zooplankton, i cili gjendet më shumë në pranverë-verë. Ndërsa skeleti i tij nuk ishte i rritur, çka do të thoshte se nuk kishte mbërritur ende sezoni i ushqimit, ndaj ngordhja ka ndodhur në pranverë.

Mendohet se zogjtë dhe gjitarët primitivë në hemisferën jugore mund t’i kenë mbijetuar zhdukjes sepse po përgatiteshin për dimrin.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa