14:44 / 01.03.2022
Kryeprokurori Ujkani takon shefin e BE-së, Tomas Szunyog
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Gjatë takimit, Kryeprokurori Ujkani ka prezantuar punën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, organizimin e punës në prokurori, të arriturat, sfidat, si dhe bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese.
Sipas Ujkanit, raportet e mira ndërnjerëzore janë çelësi i suksesit të punës në këtë institucion.
Të pranishmit janë pajtuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen mes Prokurorit të Shtetit dhe Misionit të BE-së në Kosovë.























