14:59 / 04.03.2022
Brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës Anti-Covid
Brenda 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë dhënë 444 doza të vaksinës Anti-Covid.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.984 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më tani janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines Anti-Covid./F.C/























