22:25 / 07.03.2022
Gazetarja polake, kërkon që vendet e Ballkanit të jenë vigjilente
Rajoni i Ballkanit duhet të jetë shumë i vëmendshëm, duke parë luftën në Ukrainë dhe agresionin e Rusisë mbi këtë vend.
Rusia e Vladimir Putinit, do të dëshironte të shkatonte kaos edhe në këtë rajon. Kështu thotë Natalia Zaba, gazetare nga Polonia e televizionit Al Jazeera, e cila gjithashtu për shumë vite ka punuar në rajonin e Ballkanit.























