15:33 / 08.03.2022
Brenda 24 orëve në Kosovë janë dhënë 463 doza të vaksinës Anti-Covid
Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë janë dhënë 463 doza të vaksinës Anti-Covid.
Siç bëhet e ditur, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 1.816.266 doza të vaksinës, kurse me dozën e dytë, deri më sot janë vaksinuar 817.578 qytetarë.
Ndërsa janë dhënë deri më sot 98.286 doza përforcuese dhe doza të treta./RTKlive/























