15:17 / 09.03.2022
Në Kosovë brenda 24 orëve janë dhënë 257 doza të vaksinës Anti-Covid
Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tone janë dhënë 257 doza të vaksinës Anti-Covid.
Siç bëhet e ditur, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 1.816.525 doza të vaksinës prej fillimit të vaksinimit, kurse me dozen e dytë, deri me sot janë vaksinuar 817.708 qytetarë.
Deri më tani, janë dhënë 98.354 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines Anti-Covid.























