15:00 / 10.03.2022
Në Kosovë brenda 24 orëve janë dhënë 314 doza të vaksinës Anti-Covid
Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat të cilat janë marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në vendin tonë, 314 doza të vaksinës Anti-Covid janë dhënë brenda 24 orëve të fundit.
Siç bëhet e ditur, në të gjitha qytetet e Kosovës, që nga fillimi i pandemisë janë dhënë 1.816.842 doza të vaksinës, kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 817.873 qytetarë.
Deri më tani, janë dhënë 98.414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës.
Përgatiti: F.Cërvadiku























